
Drita demolon Gjilanin
Skuadra e Dritës ka bërë një hap të madh në rrugën drejt titullit të kampiones në Superligën e Kosovës në futboll, pasi e ka mposhtur në derbi Gjilanin me rezultat 4-0. Gjilani është mbajtur mirë vetëm në 14-t minutat e parë, kur Almir Ajzeraj e zhbllokoi ndeshjen duke shënuar për 1-0. Tre minuta më vonë Rron Broja realizoi për 2-0.
Në minutën e 23-të Arb Manaj realizoi golin e tretë për Gjilanin, derisa në këtë pjesë të ndeshjes realizoi edhe Denys Kostyshyn për rezultatin 4-0. Pjesa e dytë ishte më e qetë, derisa “intelektualët” shënuan edhe një gol, i cili më pas u anulua pasi Albert Dabiqaj paraprakisht luajti me dorë. Pas kësaj fitore, Drita shkon në kuotën e 57 pikëve dhe është më afër titullit të kampiones në elitë. Në anën tjetër, Gjilani mbetet në kuotën e 35 pikëve dhe do të luftojë për mbijetesë me disa skuadra të tjera.
SUPERLIGA – Java 26
Drita – Gjilani 4-0
Të premten takohen:
14:00 Suhareka – Malisheva
20:00 Prishtina – Feronikeli ’74
Të shtunën takohen:
14:00 Llapi – Ballkani
14:00 Ferizaj – Dukagjini