Drita: Derbi ndaj Gjilanit zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri

22 shtator 2021 | 15:18

Skuadra nënkampione e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani ka njoftuar se ndeshja derbi ndaj rivalëve lokal, Gjilanit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sipas këtij njoftimi zhvendosja e derbit në kryeqytet vjen përshkak të punimeve që po bëhen në stadiumin “Selami Osmani – Bezi”.

“Derbi më i madh lokal, FC DRITA –SC Gjilani do të zhvendoset të zhvillohet në Prishtinë për shkak të punimeve në stadium dhe sigurisë së tifozëve tanë. Në gjendjen aktuale, stadiumi ‘Selami Osmani – Bezi’  është në restaurim dhe nuk i plotëson kushtet për një ndeshje derbi të tillë.  Kjo ndeshje zhvillohet më 26 shtator, ora 15:00, ndërsa për detaje të tjera rreth këtij takimi do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Dritës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…