Drita dhe Ballkani përballen sot në Gjilan

07 maj 2023 | 08:53

Xhiroja e 33-të në Albi Mall Superligë ka nisur ditën e shtunë me Dukagjinin që mposhti Malishevën 1-0 dhe Trepça ’89 triumfoi përballë Drenicës 3-1.

Sot (e diel) në program janë tri supersfida të tjera.

Padyshim që vëmendja e të gjithë adhuruesve të futbollit është në Gjilan, ku dy skuadrat e para në tabelë, Drita dhe Ballkani, përballen me njëra-tjetrën.

Bardhekaltërtit janë të parët në renditje me 66 pikë, tri më shumë se Ballkani që zë vendin e dytë, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të këtij sezoni.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë fitoren, me Dritën që me tri pikë do ta afronin shumë te titulli.

Ndërkohë suharekasit nuk kanë se çfarë të humbasin dhe vetëm fitorja i mban gjallë në garë për titullin.

Super sfidë për Evropën zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina përballet me Gjilanin.

Pas fitores së Dukagjinit, Prishtina është e detyruar t’i marrë tre pikët, derisa Gjilani synon që mos të mposhtet në këtë sfidë që ta ruajë distancën me skuadrat përcjellëse.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Podujevë mes Llapit dhe Ferizajt.

Vendasit kërkojnë pikët për të mbetur në garë për Evropën, derisa mysafirët kërkojnë pikët për mbijetesën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BE planifikon të zgjerojë prodhimin e municioneve deri në 1…