Drita dhe Dukagjini përballje të vështira ndaj Plzen dhe Rijekës
Liga e Konferencës vazhdon sot, ku pas Ballkanit dy skuadra të tjera kosovare zbresin në fushë për të luajtur në rrethin e dytë.
Drita dhe Dukagjini janë dy ekipet tjera kosovare që luajnë në Ligën e Konferencës dhe sonte në mbrëmje zhvillojnë ndeshjet e radhës.
Fillimisht nga ora 19:00, Drita do të zbres në fushën e stadiumit Doosan Arena në Plzen, për tu përballur me gjigantin çek Viktoria Plzen.
Vendasit janë favorit në letër, mirëpo gjilanasit kanë udhëtuar për këtë takim që të marrin rezultat pozitiv.
E një orë më vonë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të filloj dueli mes Dukagjinit dhe HNK Rijekës.
Klinasit pasi kaluan me sukses raundin e parë, do të synojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në të dytin.
Synimi i skuadrës klinase është që të shfaqë lojë të bukur dhe ta befasoj skuadrën e madhe kroate që gjithashtu është favorit në letër.