Drita dhe Llapi sonte i zhvillojnë ndeshjet në Ligën e Konferencës

15 korrik 2021 | 11:30

Llapi dhe Drita do të kërkojnë të kalojnë në rrethin e dytë kualifikuese në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në një garë evropiane për herë të parë në historinë e tyre.

Llapi  që e siguroi një vend në kualifikime për garën e kategorisë së tretë të futbollit evropian si fituese e Kupës së Kosovës shpreson në një rikthim të ëndërruar kur e pret Shkupin në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë sonte në orën 20:00.

Skuadra e Tahir Batatinës e humbi 2:0 ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues kundër Shkupit javën e kaluar në shtetin fqinj dhe i duhet një fitore e pastër prej tri golave epërsi për të kaluar në rrethin tjetër.

Klubi nga Podujeva, që po merr pjesë në kualifikime për një garë evropiane për herë të parë në historinë e vet, do të mundë të llogarisë në një numër kufizues tifozësh në Fadil Vokrri, pasi qeveria e lejoi praninë e tifozëve në një kapacitet prej 15% të stadiumit.

Ndërkohë, Drita – e cila po merr pjesë në kualifikime për Europa Conference League për herë të parë – do të kërkojë ta ruajë epërsinë nga ndeshja e parë ndaj Decic, klubit malazez të cilin e kishte mposhtur 2:1 në shtëpi.

Nënkampionia e Kosovës përballet me Deçinin në Mal të Zi në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues. Takimi zhvillohet në orën 21:00.

Llapi dhe Drita synojnë t’i bashkohen kampiones së Kosovës, Prishtinës, në rrethin e dytë kualifikues në këtë garë, e cila përfundoi në kualifikime për Europa Conference League pasi u eliminua nga rrethi i parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka marrë veprimet e…