Drita dhe Prishtina e dominuan futbollin e Kosovës
30 dhjetor 2018
| 21:09
Drita e Gjilanit e fitoi titullin e kampiones në Superligë për edicionin 2017/2018, pasi në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Prishtinës luajti 0-0.
Fituese e Kupës doli skuadra e Prishtinës, e cila në finale e mposhti Vëllaznimin, pas penalltive (5-4). Prishtina dhe Drita e prezantuan Kosovën në arenën ndërkombëtare. Drita u eliminua në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi humbi nga Malmo me rezultat të përgjithshëm 5-0, kurse më pas u eliminua edhe nga Liga e Evropës, pasi humbi ndeshjen e parë nga Dudelange (2-1) dhe në ndeshjen kthyese luajti baras 1-1.
Ndërsa Prishtina u eliminua nga kjo garë pas dy humbjeve nga Norrkopingu me rezultat të përgjithshëm (6-0).
/Epoka e re/