Drita dhe Prishtina, fyt për fyt

06 maj 2018 | 18:04

Skuadra e Prishtinës e ka fituar ndeshjen ndaj Gjilanit me përmbysje dhe nuk ka lejuar që Drita e Gjilanit të shtoi diferencën e pikëve.

Në këtë mënyrë titulli i kampiones do të vendoset në dy xhirot e fundit të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina e mposhti Gjilanin me rezultat 2-1. Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët me golin e Edon Sadiut në pjesën e parë. Prishtinën në lojë e riktheu, Blend Baftiu (80), i cili realizoi për 1-1. Ndërsa dy minuta para fundit të ndeshjes Basit Khalid realizoi për 2-1. Në anën tjetër fitore ka shënuar edhe skuadra e Dritës në përballje me Lirinë e Prizrenit (3-0). Golat për skuadrën gjilanase i shënuan Leutrim Kryeziu, Përparim Livoreka dhe Haxhi Neziraj.

Rezultatet

Drita-Liria                           3-0
Prishtina-Gjilani                2-1
Flamurtari-Vllaznia (P)    4-1
Vëllaznimi-Llapi                2-0
Trepça ’89-Besa                 2-0

Tabela

  1. Drita                 63 pikë
  2. Prishtina          60
  3. Trepça ’89       50
  4. Llapi                 48
  5. Liria                 47
  6. Drenica           46
  7. Feronikeli       44
  8. Gjilani             44
  9. Vëllaznimi      42
  10. Flamurtari      22
  11. Besa                 19
  12. Vllaznia           14

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë politike opozitare në Kosovë vazhdojnë të kundërshtojnë ose të…