Drita e fiton ndaj Llapit, triumfojnë edhe Gjilani e Drenica

04 mars 2023 | 16:46

Drita ka shënuar fitore në ndeshjen derbi ndaj Llapit me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ishte minuta e 46-të kur Kushtrim Shabani shënoi autogol, për ta kaluar Dritën në epërsi.

Vendasit e vulosën fitoren në minutat shtesë kur shënoi Almir Ajzeraj.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Ballkani që ka një ndeshjë në dorë.

Në anën tjetër, Llapi mbetet i pesti me 29 pikë.

Fitore sot arriti edhe Gjilani që e mposhti minimalisht 0:1 në udhëtim Dukagjinin.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mevlan Zeka në minutën e 44-të.

Me këtë triumf, tani Gjilani shkon në kuotën e 38 pikëve dhe e përforcon edhe më shumë pozitën e tretë.

Kurse, Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 26 pikë të grumbulluara.

E fitore 1:0 shënoi edhe Drenica që e mposhti në shtëpi Ferizajn.

Ishte minuta e 55-të kur Bostsouka Koxy që realizoi golin e vetëm të takimit.

Kjo fitore e dërgon Drenicën në kuotën e 23 pikëve në vendin e tetë, kurse Ferizaj bie në pozitën e fundit me 21 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjatë vizitës në Ukrainë…