Drita, e pagabueshme ndaj Ferizajt
Skuadra e Dritës nga Gjilani është treguar skuadër e pagabueshme në përballje me Ferizajn, pasi fitoi me rezultat 2-0.
Mysafirët arritën të mbahen vetëm një pjesë lojë, kurse thuajse në asnjë qastë nuk ishte skuadër e rrezikshme për kryesuesit e elitës. Kapiteni Ardian Limani në pesëmbëdhjetë minutat e parë del në rast shënimi, por nuk arrin të jetë i saktë. Raste të mira shënimi në pjesën e parë lëshojnë edhe Kastriot Rexha, Hamdi Namani dhe Bujar Shabani.
Katër minuta pas filloi pjesa e dytë, Kastriot Rexha e kaloi skuadrën e Dritës në epërsi. Enimi dhe Shabani nuk arrijnë të shfrytëzojnë rastet e treguara, derisa në minutën e 77-të, Ardian Cuculi shënon pas një harkimi fantastik nga Astrit Fazliu (2-0).
IPKO Superliga
Drita – Ferizaj 2-0
Të shtunën takohen:
17:00 Drenica – Flamurtari
17:00 Gjilani – Vushtrria
19:00 Prishtina – Dukagjini
Të dielën takohen:
17:00 Ballkani – Trepça ‘89
17:00 Feronikeli – Llapi
(V.Z / Epoka e re)