Drita e shkatërron Llapin në ‘Zahir Pajaziti’
Drita e Gjilanit sigurt po shkon drejt titullit kampion në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, pasi të dielën e ka mposhtur Llapin (0-4) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Fitorja e Prishtinës, e Ballkanit dhe e Gjilanit dukej sikur e kanë shtuar presionin në klubin e Dritës, por ndodhi e kundërta dhe të përzgjedhurit e trajnerit Nuhiu u rikthyen nga Podujeva me fitore.
Në minutën e 8 Mërgim Pevqeli realizoi autogol për 0-1, kurse gjashtë minuta më vonë realizoi Kastriot Rezha për 2-0. Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes realizuan Erjon Vucaj dhe Izair Emini për rezultatin 0-4. Pas kësaj fitore, Drita vazhdon të jetë e para me 61 pikë, kurse Llapi është në vendin e gjashtë me 39 pikë.
IPKO Superliga
Llapi-Drita 0-4
Ferizaj-Trepça ’89 2-5
Prishtina-Drenica 1-0
Feronikeli-Gjilani 0-2
Dukagjini-Ballkani 1-5
Vushtrria-Flamurtari 2-2
(V.Z / Epoka e re)