Drita eliminohet nga Liga e Konferencës
28 korrik 2022
| 22:09
Drita e Gjilanit është eliminuar nga Liga e Konferencës nga Antwerp i Belgjikës.
Me rezultat 2:0 ka përfunduar ndeshja kualifikuese në Ligën e Konferencës, ndërmjet Dritës dhe Antwerp.
Golin e parë në këtë takim e shënoi kosovari, Kransiqi në minutën e 51` të ndeshjes, transmeton lajmi.net.
Drita pas golit të disavantazhit, kërkuan atë të barazimit, por nuk u treguan të saktë.
Ndërsa belgët në anën tjetër shënuan pak minuta pa përfunduar ndeshja për 2:0.
Kështu ekipi gjilanas është eliminuar nga garat evropiane.