![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/drita.jpeg)
Drita eliminon Dukagjinin nga Kupa
12 shkurt 2025
| 15:33
Skuadra e Dritës është çerekfinalistja e radhës së Kupës së Kosovës në futboll.
Gjilanasit në të tetën e finales e mposhten Dukagjinin pas penalltive, 5:4, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 0:0. E nga 11 metërshat më të suksesshëm u treguan “Intelektualët” për ta prerë kështu një biletë për në çerekfinale.
Ata iu bashkuan Drenicës, Llapit, Malishevës e Vëllaznimit në rrethin e 8 më të mirëve të Kupës, tetëshe kjo që do të kompletohet nesër pas ndeshjeve: Ferizaj – Rilindja e Feronikeli – Prishtina e Re. Sonte prej orës 17:00 do të luajnë Prishtina me Suharekën.