Drita ‘fikët’ në Klinë
Skuadra e Dukagjinit e ka mposhtur Dritën e Gjilanit me rezultat 2-1, në kuadër të javës së shtatë në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Në minutën e 39-të, Almir Ajzeraj e kaloi skuadrën mysafire në epërsi 0-1. Pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Dukagjini u rikthye në lojë me golin e bukur të shënuar nga Ahmed Januzi (1-1). Nëntë minuta me vonë, Basriu i vendasve u ndëshkua me karton të kuq dhe gjerat u vështirësuan për Dukagjinin. Pavarësisht epërsisë numerike, Drita nuk arriti të shënon golin e fitores dhe në anën tjetër tre minuta pa përfunduar ndeshja pranon golin e humbjes, të cilin e realizoi Chibueze.
Kjo fitore është shumë e vlefshme për skuadrën që drejtohet nga Armend Dallku, pasi tash ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e parafundit në tabelë. Në anën tjetër, nënkampionët e Dritës e lëshuan rastin të marrin kryesimin e Superligës, derisa renditen në vendin e pestë me 11 pikë.
/Epoka e re/