Drita fitoi titullin dhe Superkupën, Prishtina Kupën
01 janar 2021
| 18:53
Skuadra e Dritës së Gjilanit e ka festuar titullin e tretë në historinë e saj. Skuadra nga Gjilani një javë para se të mbyllet kampionati e siguroi titullin e kampiones për stinorin 2019/20, pasi në ndeshjen e parafundit Gjilani luajti baras me Ballkanin (2-2).
Ndërsa FC Prishtina është shpallur fituese e Kupës në futboll për sezonin 2019/2020, duke e mposhtur 1-0 Ballkanin në finalen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Otto John. Skuadra e Dritës e fitoi edhe Superkupën e Kosovës, ku në finale e mposhti skuadrën e Prishtinës me rezultat 2-1.
(Epoka e re)