Drita fiton, Ballkani mposhtet nga Malisheva

02 mars 2025 | 16:03

Drita e ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

“Intelektualët” triumfuan 2:0 në shtëpi ndaj Ferizajt.

Dabiqaj në minutën e 57-të dhe Tusha në të 70-tën shënuan për vendasit.

Kurse, humb je sot pësoi kampioni në fuqi, Ballkani, që u mposht 3:1 nga Malisheva në udhëtim.

Me këtë fitore, Drita tani ka 50 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se Ballkani që është i dyti.

Me fitoren sot, Malisheva ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vendin e tretë.

Në anën tjetër, Ferizaj mbetet i shtati me 26 pikë, vetëm një larg zonës së barazhit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një takim mesditëm…