Drita fiton derbin kundër Gjilanit, rimerr pozitën e parë në Superligë

11 mars 2021 | 15:00

Skuadra e Dritës e ka konfirmuar edhe një herë se nuk është rastësisht kampione në fuqi e Superligës.

Kjo skuadër e fitoi me rezultat 2-0 derbin ndaj Gjilanit, në kuadër të javës së 24-të.

Në minutën e 12-të, Hamdi Namani realizoi për 1-0, kurse gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Ardian Limani shtoi epërsinë e Dritës në 2-0. Në pjesën e dytë gola të tjerë nuk pati dhe Drita i merr pikët e plotë nga kjo ndeshje derbi.

Drita rikthehet në krye të Superligës me 53 pikë, kurse Gjilani mbetet në pozitën e katërt me 33 pikë.

SUPERLIGA – Java e 24-t

Drita – Gjilani                    2-0
Arbëria – Ballkani             2-6
Trepça’89 – Feronikeli     0-0
Llapi – Drenica                  3-3
Prishtina – Besa                5-1

Tabela

1. Drita                  24     53 pikë
2. Ballkani            24      51
3. Prishtina          24     50
4. Gjilani              24     34
5. Trepça ’89       24    32
6. Feronikeli         24    28
7. Llapi                   24    27
8. Arbëria              24    26
9. Drenica              24   25
10. Besa                  24   7

/Epoka e re/

https://www.epokaere.com/shtate-gola-ne-ndeshjen-arberia-ballkani/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK),  ka rikujtuar të gjithë personat,…