Drita fiton derbin ndaj Ballkanit

20 dhjetor 2023 | 14:58

Drita ka shënuar fitore të madhe në derbin ndaj Ballkanit me rezultat 2-1.

Kjo ndeshje është zhvilluar të mërkurën në Gjilan, derisa ishte ndeshje e mbetur nga java e tretë për shkak të pjesëmarrjes së Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Skuadra kampione në fuqi kaloi e para në epërsi, kur në minutën e shtatë të ndeshjes, Bajram Jashanica e shfrytëzoi një tollovi në zonën e Dritës dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0-1.

Vendasit u rikthyen në lojën në minutën e 29-të. Muharrem Jashari e shërbeu për mrekulli Almir Ajzerajn i cili me kokë asistoi deri te Blend Baftiu që nga afërsia realizoi për 1-1. Në fund të pjesës së parë, Blerim Krasniqi me një gol të bukur e kaloi Dritën në epërsi. Pjesa e dytë nuk prodhoi gola të tjerë dhe Drita mori maksimumin nga kjo ndeshje e rëndësishme për vijimin e kampionatit, duke e bërë më shumë interesante garën për titull në Superligë. Tash Drita renditet në vendin e dytë me 34 pikë, derisa Ballkani është në vendin e parë me 39 pikë, por ka një ndeshje me pak të zhvilluar.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës nën përkrahjen e projektit Heras Plus ka…