Drita fiton derbin ndaj Llapit
Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së 11-të në Superligën së Kosovës.
Gjilani mposhti minimalisht Feronikelin, me rezultat 1-0, Drita triumfoi 1-3 kundër Llapit, ndërsa Ulpiana fitoi 2:1 ndaj Malishevës.
Chelsea me Norwichin si “maca me miun”, shënohet autogol.
Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda
Ndeshja më interesante ishte ajo mes Llapit dhe Dritës, ku fituan gjilanasit.
Për Dritën shënuan, Astrit Fazlit në min e 5-të, Hamdi Namani në min e 34-të dhe Marko Simonovski në min e 72-të, kurse për vendasit golin e vetëm e shënoi Alban Shillova nga penalltia në min 45+2-të.
Me këtë fitore Drita ka 19 pikë në vendin e dytë, kurse Llapi mbetet e shtata me 12 pikë.
Gjilani në anën tjetër mposhti Feronikelin minimalisht 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Blerin Krasniqi në min e 64-të.
Gjilani tani prin në tabelë me 20 pikë, Feronikeli mbetet në fund me 10 pikë.
Ulpiana mposhti si mysafirë Malishevën me rezultat 2:1
Golat për Ulpianën u shënuan nga Santosi në min e 16-të dhe Ardi Shala në min e 52-të, kurse për Malishevën shënoi Gentrit Ulluri në min e 88-të
Ulpiana ngritet në pozitën e nëntë me 10 pikë, ndërsa Malisheva mbetet në pozitën e gjashtë me 12 pikë.