Drita fiton Kupën e Kosovës në volejboll

05 dhjetor 2022 | 12:26

Drita ka fituar Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës pas një fitoreje të mundimshme 3-2 (12-25, 25-23, 20-25, 25-23, 18-16) në sete, në një finale spektakolare në “Ilaz Kodra” të Skenderajt.

Ishte një fitore e vështirë por e merituar për “Intelektualët”, të cilët fitojnë trofeun e parë për këtë sezon, derisa gjithashtu mbyllën stinorin vjeshtor si liderë të Superligës A. Me të triumfuar gjilanasit, shpërtheu festa e cila u përcoll me ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe kupës.

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci ishte ai që ndau Kupën për kapitenin e Dritës. Medaljet për fituesit e Kupës i ndanë nënkryetarja e FVK-së, Mimoza Shkodra dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi.

Medaljet për vendin e dytë u ndanë nga anëtari i bordit të FVK-së, Valon Xhafaj dhe Komisari i Garave, Ardian Ibraj. FVK-ja përgëzon Dritën për suksesin e arritur dhe i uron fat në garat e ardhshme Ferizajt dhe ekipeve tjera pjesëmarrëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë vërejtje gjyqësore personit…