
Drita fiton miqësoren ndaj skuadrës polake
26 janar 2020
| 16:28
Skuadra e Dritës e fitoi miqësoren ndaj FC Zagalabie Lubin (1-0), e cila u zhvillua sot në Antalia.
Kjo ishte miqësorja e parë në Turqi për skuadrën nga Kosova. Në këtë takim u paraqitën pothuajse të gjithë lojtarët në përjashtim të Bunjamin Shabanit, Olti Mehmetit dhe Ardit Mustafës, të cilët kanë qenë me disa ngarkesa muskulore.
Ndeshja e radhës, Drita e zhvillon më 30 janar kundër Vorsklas nga Ukraina.
/Epoka e re/