Drita fiton përballjen ndaj Malishevës
Skuadra e Ditës e ka fituar përballjen me Malishevën me rezultat 2-1. Kjo ndeshje është e mbetur nga java e parë në Superligën e Kosovës në futboll. Drita ishte skuadër me e mirë, duke rrëmbyer pikët e plota nga kjo ndeshje derbi.
Vendasit realizuan golin e parë nëpërmjet Besnik Krasniqit, i cili në minutën e 24-të realizoi nga penalltia. Në pjesën e dytë, Drita realizoi edhe golin e dytë dhe me anë të Tushës, në minutën e 59-të, raporton “Epoka e re”.
Mirëpo, Malisheva u mundua të rikthehet në lojë, por krejt çka arriti ishte goli i shënuar nga Aliu (79’). Pas kësaj ndeshje, Dita ka grumbulluar gjashtë pikë nga dy ndeshje të zhvilluara, derisa Malisheva ka dhjetë pikë në pesë ndeshje të zhvilluara. Në xhiron e Ditën e pret përballja derbi me Ballkanin në Gjilan, kurse Malisheva e pret në stadiumin “Liman Gegaj” skuadrën e Gjilanit.