Drita fiton titullin e katërt radhazi në volejboll
01 maj 2019
| 00:13
KV Drita e ka fituar edhe sivjet titullin e kampionit në Superligën e femrave në volejboll.
Gjilanaset në ndeshjen e tretë të serisë së finaleve të play-offit, mposhtën 3-0 klubin nga kryeqyteti M-Technologie.
Drita kishte avantazh psikologjik, pasi i kishte fituar dy ndeshjet paraprake.
Në një atmosferë të bukur, në prani të 3100 spektatorëve në “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, Drita festoi titullin e katërt radhazi, transmeton Koha.net.
Ndeshja filloi në favor të Dritës, e cila e fitoi setin e parë 25:18.
Në periudhën e dytë u vërejt rënie akoma më e madhe në lojën e M-Technologie, e cila u kufizua në vetëm 12 pikë.
Seti i tretë e vulosi kampionin e edicionit 2018/19, pasi Drita e fiton 25:16.