Drita, fituese e Superkupës së Kosovës

13 gusht 2018 | 20:08

Drita është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll.

Kampionia e Kosovës e ka mposhtur fituesen e Kupës me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjilanasit kanë fituar me përmbysje pasi prishtinasit kanë udhëhequr të parët me Gauthier Mankendan në pjesën e parë, ndërkohë që e kanë qëlluar shtyllën tri herë me Jasharovskin, Hoxhën dhe Mankendan.

Ndërkaq, në pjesën e dytë gjilanasit janë rikthyer furishëm duke e barazuar fillimisht rezultatin me Fidan Gërbeshin, i cili shënoi nga penalltia.

Kurse, Betim Haxhimusa me golin e shënuar në minutat e fundit ia siguroi Dritës trofeun e parë në histori të Superkupës së Kosovës.

Vazhdimi: Ndeshja e parë e rëndësishme e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës ka nisur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me një minutë heshtjeje në nder të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Prishtinasit po udhëheqin me rezultat 1:0 me golin e bukur të shënuar nga Gauthier Mankenda në minutën e 33-të.

Ndërkohë, kryeqytetasit e kanë qëlluar edhe tri herë shtyllën me Jasharovskin, Mankendan dhe Hoxhën, në ndeshjen që po zhvulloht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Vazhdimi:

Është shënuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Prishtinasit kanë kaluar në epërsi në minutën e 33-të përmes një supergolit të Mankendas, i cili paraprakisht e kishte qëlluar edhe shtyllën, njëjtë si shokët e skuadrës, Jasharovski dhe Hoxha.

Vazhdimi:

Kjo finale është ndër më të rëndësishmet që nga pas lufta, pasi zhvillohet në stadiumin modern ‘Fadil Vokrri’, që sonte për herë të parë hap dyert për tifozët.

Sipas raportimeve të fundit, në stadiumet besohet të jenë rreth pesë mijë tifozë.

Drita kërkon titullin e parë të Superkupës së Kosovës, ndërsa Prishtina titullin e 10-të.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka rezultuar se Gjykata më e korruptuar, konkretisht më e…