Drita, gati t’u ofrojë kontrata katërvjeçare Shabanit dhe Gërbeshit
22 janar 2018
| 18:52
KF Drita nga Gjilani ka filluar të bëjë projekte afatgjata. Kjo skuadër po planifikon të bëjë kontrata afatgjata me dy futbollistë të njohur: Xhevdet Shabanin dhe Fidan Gërbeshin.
Lajmin e ka bërë me dije për RTK-në drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli. “Xhevdet Shabanit dhe Fidan Gërbeshit pritet t’u vazhdohet kontrata edhe për katër vjet. Një gjë të tillë do ta bëjmë me shtatë futbollistë. Nuk i kemi problem financat pasi që për këtë punë merret kryetari Valon Murseli”, ka thënë Kërçeli.