Drita-Gjilani dhe Llapi-Drenica, përfundojnë pjesët e para
10 mars 2022
| 13:56
Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll Drita-Gjilani dhe Llapi-Drenica.
Gjilani i mbylli dyzetepesë minutat e parë të kësaj ndeshje me epërsi prej një goli 0-1. Autor i golit ishte Shend Kelmendi, në minutën e 20-të, raporton “Epoka e re”.
Ndërsa me barazim 1-1 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes tjetër mes Llapit dhe Drenicës. Pas tre minutave lojë, Bianor Neto e kaloi skuadrën vendase në epërsi, kurse shtatë minuta me vonë, Peposhi realizoi autogol për 1-1.