Drita huazon Kukën në Ferizaj
23 janar 2019
| 15:07
Mbrojtësi Viktor Kuka nuk do të jetë pjesë e Dritës në sezonin pranveror, pasi ai është huazuar për gjashtë muajt e ardhshëm në skuadrën e Ferizajt.
“Kuka këtë sezon pati pak hapësirë për lojë, dhe kjo lëvizje është vlerësuar si e nevojshme për dy palët, e sidomos për lojtarin që të ketë më shumë minutazhë loje”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Karriera e mbrojtësit 28-vjeçar është mjaftë e pasur për faktin se ka luajtur edhe për Llapin dhe Prishtinën në Kosovë dhe Teutën e Durrësit në Shqipëri.
/Epoka e re/