Drita humb miqësoren ndaj Nizhny Novgorod
28 janar 2021
| 16:41
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka humbur ndeshjen miqësore kundër ekipit rus Nizhny Novgorod (0-2).
Skuadra ruse ka shënuar dy golat në pjesën e parë të ndeshjes. Në ketë takim konkretisht në pjesën e dytë u paraqiten edhe dy lojtarë të rinj të cilët janë në prova me ekipin, Esosa Priestley Irogue dhe Henry Onoka Austine.
Për shkak të dëmtimeve në ketë ndeshje nuk u paraqiten Faton Maloku, Ardian Cuculi, Fidan Gërbeshi dhe Valmir Azemi.
Ndeshja tjetër zhvillohet më 30 janar me ekipin FK Chayka nga Liga e Parë ruse.
/Epoka e re/