
Drita humbet edhe nga Liria
31 gusht 2018
| 18:47
Kampionia në fuqi e IPKO Superligës, Drita ka regjistruar edhe një tjetër humbje. Skuadra gjilanase pas humbjes nga Flamurtari pësoi humbje sot edhe nga Liria e Prizrenit (3-2).
Pas tridhjetë minutave lojë, Xhevdet Shabani e solli Dritën në epërsi, por në fund të pjesës së parë shifrat në 1-1 i barazoi Qëndrim Gashi. Xhevdet Shabani (55) sërish e kaloi Dritën në epërsi 1-2, por futbollisti i rikthyer te Liria, Liridon Fetahaj (65) e barazoi rezultatin në 2-2. Fetahaj e realizoi në minutën e 73-të, golin e tretë dhe të fitores për skuadrën nga Prizreni.
/Epoka e re/