Drita kërkon rezultat pozitiv sot në Poloni ndaj Legia Varshavës
Drita do të kërkojë rezultat pozitiv sot në Poloni.
Skuadra kosovare do ta vizitojë Legian e Varshavës, në ndeshjen e parë të “play-offit” të Ligës së Konferencës.
‘Bardhekaltrit’ janë ekipi i vetëm kosovar që kanë mbetur në garat evropiane pasi paraprakisht u eliminuan Ballkani, Llapi e Malisheva.
Drita e siguroi këtë fazë për herë të parë në histori të saj, ndërsa apetitet e klubit gjilanas tashmë janë rritur dhe “Intelektualët” synojnë të kalojnë në fazën tjetër, për ta përsëritur suksesin historik të Ballkanit.
Kontingjenti i ekipit gjilanas ka mbërri dje në Poloni, ndërsa ekipi kosovar është i gatshëm për duelin e sotëm.
Ndeshja mes Legias dhe Dritës do të luhet sot në kryeqytetin polak duke filluar nga ora 18:00.
Ndërsa, ndeshja e kthimit do të luhet një javë më pas, më 29 gusht nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku gjilanasit do ta kenë përkrahjen e tifozëve të tyre të flaktë “Intelektualët”.