Drita konfirmon largimin e katër futbollistëve

02 qershor 2024 | 12:15

KF Drita ka mbyllur një tjetër vit pa trofe dhe ky është sezoni i katërt që klubi gjilanas nuk merr titullin kampion ose Kupën e Kosovës.

Bardhekaltërtit pritet të bëjnë disa ndryshime, derisa tanimë kanë konfirmuar katër largime nga skuadra, Albin Prapashticës, Samson Ebuka, Leonat Vitija dhe Yll Ibrahimi.

“Albin Prapashtica e mbyll bashkëpunimin me ne”.

“Ju njoftojm që Samson Ebuka ka përfunduar kontraten me ne dhe ai është përshendetur me pjesën tjetë të ekipit”.

“Ju njoftojm që me marveshje të dy anshme kemi ndërpre bashkëpunimin me futbollistin Leonat Vitija”.

“Ju njoftojm që pas kërkesës së lojtarit dhe familjes së tij, klubi jonë ka lën të lirë lojtarin për një eksperiencë të re. Yll Ibrahimi ishtë pjesë e ekipit të parë nga sezoni 2020/21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Bujanocit, nga radhët e Partisë për…