Drita konfirmon largimin e Vucajt
Skuadra e Dritës ka njoftuar nga klubi është larguar Erjon Vucaj.
Vucaj ishte një nga futbollistët e dalluar të klubit gjilanas në vitet e fundit, pjesë e sukseseve dhe paraqitjeve të mira në garat evropiane.
Njoftimi i plotë nga Drita:
FALEMINDERIT ERJON VUCAJ
Klubi jonë, FC DRITA njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin, Erjon Vucaj.
Vucaj, i cili u bashkua me klubin tonë në vitin 2018-të ka arritur të zhvillojë 103 ndeshje kampionale, 6 ndeshje të Kupës, 1 ndeshje të Superkupës dhe 7 ndeshje ndërkombëtare me DRITËN.
Futbollisti, Erjon Vucaj ishte një nga futbollistët e dalluar në vitet e fundit, pjesë e sukseseve tona, paraqitjeve të mira në garat evropiane dhe gitoi titullin kampion me ne në edicionin 2019/20.
Klubi jonë, FC DRITA e falënderon për kontributin dhe bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi në karrierë.
Paç fat VUCAJ??
FC DRITA⬜️?