Drita kualifikohet në rrethin e dytë të Europa Conference League
15 korrik 2021
| 22:39
Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani është kualifikuar në raundin e dytë të Europa Conference League, pasi e mposhti në të dyja ndeshjet skuadrën e Deçiq me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë dhe sonte me rezultat 0-1.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1, kurse në pjesën e dytë skuadra gjilanase ishte me e mirë dhe arriti të shënon golin e fitores në minutën e 84-të, Astrit Fazliu harkoi bukur, kurse me kokë shënoi Ardijan Cuculi për rezultatin 0-1.
Në rrethin e dytë, Drita do të takohet me skuadrën e Feyenoord.
/Epoka e re/