Drita lëshon fitoren nga duart, Gjilani s’gabon ndaj Dukagjinit
08 tetor 2019
| 16:26
Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka lëshuar nga duart fitoren në ndeshjen ndaj Gjilanit, pasi nuk arriti të ruaj epërsinë e krijuar në pjesën e parë dhe në fund ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.
Në minutën e 39-të, sulmuesi Gilberto Fortunato i kaloi mysafirët në epërsi, por skuadra kuqezi nuk u ndal për asnjë dhe arriti të gjejë golin e barazimit dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, autor i golit ishte Diar Prokshi.
Ndërsa në ndeshjen tjetër Gjilani arriti që ta mposhtë skuadrën e Dukagjinit të Klinës, me rezultat 1-0. Goli i realizuar në minutat shtesë të pjesë së parë nga Tomislav Busiq doli të jetë përcaktues për fituesin e ndeshjes.
/Epoka e re/