Drita liron Bakajn
21 janar 2019
| 14:43
Portieri nga Shqipëria, Edvan Bakaj nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Dritës nga Gjilani.
Skuadra kampione e Kosovës ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur bashkëpunimin me portierin Bakaj, i cili nuk kishte arritur të përshtatët ashtu siç duhet në skuadrën e Dritës.
“Bakaj erdhi në verë nga Liria e Prizrenit por që nuk u përshtatë mirë me klubin dhe me marrëveshje të dyanshme janë ndarë rrugët. FC Drita e falënderon Vanin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e Dritës.
/Epoka e re/