Drita mbetet pa fitore në elitë, mposhtet nga Prizreni 16
Prizreni 16 ia ka shkaktuar Dritës humbjen e 11-të në Art Motion Superligë, nga 11 ndeshje të zhvilluara, duke e mundur me rezultat 90:109 (28:30, 25:26, 19:29, 18:24).
Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, ku të dy skuadrat nuk arrinin të shkëputeshin, dhe si pasojë rezultati shpesh herë u barazua, ndërsa çereku i parë përfundon me shifrat 28:30. Lojë e ngjashme u zhvillua në periodën e dytë, që kryesisht ishte e barabartë, ndërsa epërsia më e lartë e prizrenasve ishte 43:51, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 53:56.
Në periudhën e tretë u bë dallimi, ku basketbollistët e Prizrenit 16 thelluan më shumë epërsinë, duke thyer ‘rezistencën’ nga gjilanasit, ndërsa epërsia më e lartë në ndeshje ishte 72:85, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Epërsia e prizrenasve shkoi deri në 20 pikë, 86:106, duke mos e rrezikuar fitoren, ku në fund triumfuan 90:109, që ishte fitorja e shtatë, ndërsa kanë edhe tri humbje.
Te Drita u dalluan Isaiah Johnsson me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Bardh Jakupi me 21 pikë e nëntë kërcime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 18 pikë e 16 kërcime, Ivan Koljeviq me 23 pikë e 14 asistime dhe Arti Hajdari me 28 pikë.