Drita mbetet pa Halimin
22 janar 2018
| 12:05
KF Drita nga Gjilani do ta vazhdojë misionin për triumfin në kampionat pa portierin Betim Halimi.
“Gazetasheshi” raporton se portieri në fjalë shumë shpejt do të udhëtojë drejt Belgjikës, me ç’rast do të nënshkruajë për një skuadër të këtij vendi. Halimi, që është edhe reprezentues i Përfaqësueses U-21 të Kosovës, është lidhur gjatë me një nënshkrim të mundshëm jashtë vendit, ndërkohë që kjo pritet të ndodhë shumë shpejt. Tash skuadra e Bekim Isufit e ka në dispozicion vetëm portierin Leutrim Rexhepin.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)