Drita me fitore bindëse ndaj Prishtinës
31 tetor 2024
| 15:21
Drita e ka deklasuar Prishtinën, pasi e mposhti me rezultat bindës 3-0 në javën e 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Skuadra gjilanase është kthyer të fitorja pas tri barazimeve radhazi, raporton “Epoka e re”.
Në minutën e 22-të, Drita e shënoi golin e parë në ndeshje nëpërmjet Besnik Krasniqit, i cili u tregua i saktë nga penalltia për rezultatin 1-0. Dy minuta me vonë, Albert Dabiqaj e shtoi epërsinë në 2-0. Në pjesën e dytë, Prishtina u mundua të rikthehet në lojë, por pa sukses. Në anën tjetër vednasit e shënuan edhe golin e tretë në minutat e fundit, autor ishte Albert Dabiqaj që realizoi për 3-0.
Me tri pikët e reja, Drita renditet në pozitën e dytë me 18 pikë, ndërsa Prishtina renditet e pesta me 16 pikë.