Drita me fitore përfundon miqësoren e fundit në Turqi
02 shkurt 2020
| 17:41
Drita e ka përfunduar ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë.
Skuadra nga Gjilani e mposhti ekipin Atyrau nga Kazakistani me rezultat minimal 1-0, kurse golin e shënoi Fidan Gërbeshi nga penalltia.
Në këtë ndeshje trajneri iu dha hapësirë edhe lojtarëve të ri si Ardit Mustafës që kishte një mundësi të mirë shënimi dhe Olti Mehmetit, gjithashtu u inkuadruan edhe Dorart Ramadani dhe Drilon Islami që bënë një paraqitje tejet të mirë. Xhevdet Shabani, Kastriot Rexha dhe Izair Emini e përcollën takimin nga tribuna pasi trajneri i kishte lënë të lirë.
/Epoka e re/