Drita më lart se Prishtina në renditjen e UEFA-s
26 dhjetor 2018
| 14:46
Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zbardhur listën e ekipeve më të mira për vitin 2018.
Nga Superliga e Kosovës në futboll më së miri është renditur skuadra kampione e Dritës, e cila në saje të koeficientit 1500, zë vendin e 372. Prishtina, e cila është fituese e Kupës së Kosovës, Prishtina që renditet e 402-ta me koeficient 1250.
Edhe ish-kampioni Trepça ’89 ka gjetur veten në këtë listë duke u renditur në vendin e 447 me koeficient 0.500. Në top dhjetë klubet më të mira të kontinentit evropian janë edhe Juventus, PSG, Manchester City dhe Arsenal.