Drita me njoftim të rëndësishme për ndeshjen kundër Ballkanit

03 mars 2020 | 12:51

Skuadra e Dritës nesër e zhvillon derbi kundër Ballkanit në Suharekë. Klubi gjilanas është optimist për ketë ndeshje pasi ka fituar tri ndeshje radhazi në sezonin pranverorë, derisa për ketë përballje nuk do të ketë asnjë mungesë.

Njoftimi i ploti Dritës:

Nesër udhëtojmë në Suharekë!
Klubi jonë sot ka kryer stërvitjen e fundit në prag të takimit të nesërm përball Ballkanit. Ekipi do të udhëtoj i kompletuar dhe të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit Ardian Nuhiu për këtë takim.
Ekipi vjen nga një seri e mirë prej tri fitoreve radhazi.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim nga ora 13:00.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miami surprizon kryesuesit e Milwaukee, duke fituar me rezultat 105-89,…