Drita merr tri pikë ndaj Llapit
03 dhjetor 2020
| 15:06
Kampionia në fuqi e Superligës, Drita ka shënuar fitore të vlefshme në përballje me Llapin (1-0), në ndeshjen e mbetur të javës së parë.
Në minutën e 17-të, Ardian Limani shënoi për epërsinë e parë të vendasve. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, kurse në pjesën e dytë rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat, por rezultati nuk ndryshojë dhe gjilanasit arkëtuan pikët e plota.
Pas kësaj fitore, Drita është dyta në renditjen tabelore me 30 pikë të grumbulluara, derisa Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e parafundit me 11 pikë.
(Epoka e re)