Drita mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve
24 korrik 2020
| 15:57
Drita ka mësuar zyrtarisht emrin e kundërshtarit në gjysmëfinalet e raundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve për sezonin 2020-2021.
Skuadra e Ardian Nuhit të cilën shorti i hedhur pak ditë më parë e kishte vendosur përballë kampiones së Andorrës do të përballet në gjysmëfinale me ekipin e Inter Escaldes që mbrëmjen e të mërkurës fitoi për herë të parë në historinë e saj titullin kampion në Andorra. Bëhet fjalë për një skuadër që është krijuar 29 vite më parë dhe luan për herë të parë në kompeticionet evropiane.
Sfida mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në javën e 2-të të gushtit në Nyon me Dritën që është e favorizuar për të kaluar në finalen e turit paraeliminator aty ku do të përballet me fituesen e çiftit Linfield-Tre Fiori.