Drita mposht Suharekën
20 nëntor 2024
| 15:07
Drita ka shënuar fitore ndaj Suharekës me rezultat 4:2 në kuadër të Superligës së Kosovës.
Arb Manaj, 35’, Blerim Krasniqi, 49’ e 63’ dhe Albert Dabiqaj në 57’, ishin tundësit e rrjetës te Drita.
Mysafirët nuk ikën pa e dhënë mundin e tyre pasi shënuan dy gola, përmes Liridon Fetahajt në minutën e 54’ dhe Alden Skrelji në të 87’
Me këtë fitore, “Intelektualët” marrin kreun e tabelës me 28 pikë, tri më shumë se Ballkani që ka 25.
Në anën tjetër, suharekasit kanë mbetur në kuotën e 18 pikëve në vendin e pestë.