Drita mposhti Drenicën, ‘prek’ titullin në Superligë

21 korrik 2020 | 18:57

Drita e ka mposhtur Drenicën me  rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e parafundit të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Klubit gjilanas i mjaftoi goli i vetëm i shënuar nga Xhevdet Shabani, në minutën e 48-të për të marrë tri pikët e plota, raporton “Epoka e re”.

Pas kësaj ndeshje, Drita është edhe më afër titullit të kampionit në elitë, pasi tash ka 68 pikë të grumbulluara. Në anën tjetër, Drenica vazhdon ët jetë e rrezikuar nga rënia pasi renditet në pozitën e tetë me 41 pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një statusi në…