Drita mposhti edhe Feronikelin
Skuadra lidere e Superligës, Drita nga Gjilani, vazhdon rrugëtimin drejt titullit të kampiones në IPKO Superligë. Të enjten në Gjilan e ka mposhtur kampionin në fuqi të Superligës, Feronikelin (2-1).
Erjon Vucaj ka shënuar në pjesën e parë për rezultatin 1-0, kurse njëmbëdhjetë minuta pasi ka filluar pjesa e dytë mysafirët kanë barazuar nëpërmjet Besmir Bojkut. Në minutën e 67 Fidan Gërbeshi e ka rikthyer epërsinë e vendësve me golin e shënuar nga penalltia.
Pas tri pikëve të reja, Drita është e para me 64 pikë të grumbulluara, kurse “Nikli” zë vendin e pestë me 44 pikë.
IPKO Superliga
Drita – Feronikeli 2-1
Trepça ’89 – Vushtrria 1-1
Flamurtari – Dukagjini 4-3
Gjilani – Prishtina 2-1
Ballkani – Llapi 5-1
Drenica – Ferizaj 3-0
(V.Z / Epoka e re)