Drita mposhti Ferizajn, rikthehet në vendin e parë

29 prill 2023 | 18:38

Drita ka shënuar fitore 3:0 kundër Ferizajt në Gjilan.

Autor i golit të parë për vendasit ishte sulmuesi Ardit Tahiri. Ai shënoi në minutën e 80-të të përballjes, ndërsa goli u rishikua disa herë me sistemin VAR.

Kastriot Selmani i dha goditjen e dytë mysafirëve me një gol në minutën e 90-të, falë edhe gabimit të portierit Blend Bajraktari. Krejt në çastet e fundit të ndeshjes, sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski shënoi golin e epilogut përfundimtar të ballafaqimit.

Me këtë fitore Drita rikthehet në vendin e parë me 63 pikë, dy më shumë se Ballkani që ka një sfidë me pak të luajtur. Ferizaj është i parafundit me 31 pikë gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva ka marrë tri pikë më shumë peshë në udhëtim…