Drita mposhti Prishtinën, rikthehet në pozitën e dytë
08 mars 2020
| 15:58
Prishtina është mposhtur sot në derbin ndaj Dritës (2-1), me golat e shënuar nga dy ish-sulmuesit e saj.
Në minutën e shtatë Kastriot Rexha shënoi golin e parë, por kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë rezultatin nëpërmjet Otto John (71’). Gjashtë minuta me vonë skuadra gjilanase e riktheu epërsinë me golin e shënuar nga Astrit Fazliu.
Drita pas humbjes nga Ballkani rikthehet sërish fuqishëm në garën për titull me fitore ndaj një klubi tjetër që pretendon titullin, kurse Prishtina bënë një hap pasi diferenca me skuadrën lidere mund të ngritët deri në shtatë pikë.
/Epoka e re/