Drita ndalet në barazim nga Gjilani
Derbi më i madh në futbollin e Kosovës mes Dritës dhe Gjilanit përfundoi baras 0-0.
Skuadra kampione ishte dominuese në këtë ndeshje, por assesi nuk arriti të gjejë rrugine golit që do t’i siguronte fitoren e katërt.
Rastin e parë në ndeshje e pati pas pesëmbëdhjetë minutave lojë, Kastriot Rexha, por goditja e tij u bllokua nga kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati. Në minutën e 30-të, Xhevdet Shabani tentoi nga gjuajtja e lirë, mirëpo në vend ishte portieri Koliçi. Ky i fundit pas katër minutave ndali edhe gjuajtjen e Ilir Blakçorrit.
Në pjesën e dytë, Gjilani me shumë u mundua nëpërmjet kundërsulmeve të rrezikojë portën kundërshtare, derisa Drita pati një rast të mirë, por Festim Alidema gjuajti plogësht dhe rezultati mbeti i pandryshuar.
(Epoka e re)