Drita ndalet nga Arbëria
Kampionia në fuqi e Superligës, Drita e Gjilanit është ndalur sot në barazim nga Arbëria (1-1).
Liderja aktuale, Drita kaloi e para në epërsi me golin në minutën e 36-të nëpërmjet Kastriot Rexhës nga penalltia. Pjesa e dytë ishte interesante ku skuadra mysafire arriti të barazon rezultatin me golin e shënuar nga Namani, në minutën e 75-të. Në minutat në vazhdim vendasit u munduan të shënojnë edhe golin e dytë dhe të fitores, por kjo ishte e pamundur dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Pas kësaj ndeshje, Drita ka 40 pikë dhe vazhdon të jetë në vendin e parë, derisa Arbëria që ka befasuar disa skuadra në këtë kampionat, ngritët në pozitën e gjashtë me 21 pikë.
Ndeshja tjetër që u zhvillua sot mes Trepçës ’89 dhe Drenicës përfundoi baras 0-0.
(Epoka e re)