Drita ndalet nga Vëllaznimi
02 mars 2018
| 14:55
KF Drita pas dy fitoreve në sezonin pranveror në Vala Superligën e Kosovës në futboll, është ndalur sot në ndeshjen ndaj Vëllaznimit nga Gjakova (1-1).
Skuadra gjilanase ishte e para që kaloi në epërsi me golin e shënuar nga sulmuesi Kastriot Rexha (65), por kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe kërkuan golin e barazimit që e arritën gjatë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes. Autor i golit ishte Lekë Vula, kurse duhet cekur se nga minuta e 77-të, mysafirët luajtën pa një lojtar.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)